Rexhepi proteston, bojkoton Ivanovin

2015-08-21 1

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në shenjë proteste ka bojkotuar fjalimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov në parlament vetëm dy ditë pasi Alsat M edhe publikisht njoftoi se trualli i planifikuar për BFI-në në Kala të Shkupit i është dhënë biznesmenit Orce Kamcev i afërt me partine maqedonas ne pushtet VMRO DPMNE.

"Sot qëllimisht kemi bojkotuar prezencën tonë në sallën e parlamentit, të dëgjojmë këshillat e presidentit Ivanov, i cili prej ditëve të para deri sot, në fund të mandatit të tij, asnjëherë asnjë punë të mirë nuk ka bërë për institucionin të cilin unë e udhëheq. Këtu favorizohet një bashkësi fetare, ajo është Kisha Ortodokse Maqedonase, ne si bashkësi jemi të diskriminuar, diskriminimin nuk e pranojmë", deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Ndryshe edhe pse Ju premtua BFI-së, trualli në Kala dhe një gjë te tillë në muajin tetor e paralajmëroi zv ministri i transportit Xhelal Bajrami ajo nuk ndodhi. Se ekziston një marrëveshje e tillë me BFI-në kishte paralajmëruar shumë më herët edhe Abdilaqim Ademi që në vitin 2010 derisa ishte ne postin e zv kryeministrit. Ai sot u pyet nga Alsat M dhe ja përgjigja e tij.

Abdilaqim Ademi, ish zv/kryeministër "Unë këtu nuk kam të shtoj asgjë tjetër përveç asaj që kam thënë në emisionin Rruga Drejt në televizionin Alsat dhe mund ta merrni të njëjtën deklaratë ta ritransmetoni.

Ademi në vitin 2010 në emisionin 'Rruga drejt' kishte akuzuar BFI-në se ka bërë këmbim të vendit të Burmali Xhamisë me atë të Kalas dhe këtë marrveshje e ka bërë me VMRO DPMNE-në.

"BFI në mënyrë jo kompetente është marrë vesh që ju jepni tokën komunitetit ortodoks këtu, kurse neve na jepni një tokë tjetër dhe ne do të pajtohemi me atë tokë, që ne të ndërtojmë një rezidencë, por jo në qendër, diku te Kalaja e Shkupit. Vendimet kur merren duhet të konsultohen të gjithë, edhe faktorët politik në Qeveri, edhe ata opozitarë, edhe sektori joqeveritar", deklaroi Abdilaqim Ademi, ish zv/kryeministër (21.01.2010).

Duke e quajtur BFI-në jo kompetente për marrëveshje të tilla, Ademi kishte theksuar se BDI-ja si subjekt në Qeveri kishte marrë përsipër zgjidhjen e kësaj çështjeje.

"Në kohën kur është dashur ne të reagojmë si subjekt në Qeveri kemi reaguar dhe kemi thënë se BFI-ja nuk është subjekt me të cilin mund të merreni vesh për këso punësh, sepse ata nuk janë faktorë të cilët pastaj do ti mbajnë edhe pasojat për marrëdhëniet e prishura ndëretnike dhe ndërfetare", tha Abdilaqim Ademi, ish zv/kryeministër (21.01.2010).

Të Shtunën në një deklaratë për ALSAT M kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi akuzoi zyrtarët e BDI-së se janë të paaftë.

"Xhelal Bajrami është i paaftë që të bisedojë për këtë çështje, Xhelal Bajrami është i pakapshëm dhe Xhelal Bajrami nuk ka fuqi dhe pushtet, por jo vetëm Xhelal Bajrami por edhe e faktorët e tjerë që paritcipojnë në këtë qeveri janë të paaftë dhe pa kompetenca.Gjithashtu Tahir Hani pati garantuar se unë e kryej këtë punë kur ai isht zv/ministër, për fat të keq edhe kreu më i lartë i partisë ...

Free Traffic Exchange