A1 Report - Kuvend, Rama: Buxheti s'eshte i Sudes, rimekemb ekonomine

2015-08-21 15

TIRANE - Prej orës 11:15 Kuvendi është përfshirë në debate në lidhje me pr/buxhetin e 2014 dhe projektligjet e paketës së re fiskale.

Për më shumë se 1 orë kryeministri Edi Rama mbrojti pr/buxhetin si më i madhi i cili i siguron Shqipërisë rimëkëmbjen ekonomike, korigjon taksimin e padrejtë. Gjithashtu është provë e përgjegjësive të lartë që qeveria e re merr duke shlyer një pjesë të konsiderueshme të borxheve të trashëguara nga qeveria që iku.

"Ky është buxheti i aleancës europiane, i boshtit strategjik PS-LSI. Ne nuk kemi ardhur në qeveri të luajmë fushatash duke e zhytur në borxhe shtëpinë tonë si një kumarxhi. Sepse ky nuk është buxheti i Sudes i Rrapushit apo i saliut, por një buxhet që rilind duke mos prekur pension e e ulur rroga. Me librin e shqyer që na kanë lënë këta sdo kishte qenë çudi të ulnim rroge e pensione të detyruar na FMN siç ka ndodhur në shtete të tëra", tha Rama duke kujtuar se buxheti i kësaj aleance u firmos nga 1 milionë shqiptarë dhe Parlamenti ka thjesht detyrën ta ratifikojë në respekt të popullit sovran.

Në replikë deputeti i PD-së, ish kryeministri Berisha tha se Rama nuk foli fare për buxhetin por faktoi para shqiptarëve dhe botës së duhet urgjent një vizitë psikiatrike.

Pas fjalës së kryeministrit Rama ka pasur replika mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës. Berisha i tha Ramës se nuk ka psikiatër që të kuron, ndërsa Rama i tha se Berisha i hiqte mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36. Replikat kanë vijuar deri në përdorimin e fjalëve ofenduese.