A1 Report - ISKSH, gati hartimi i 4 paketave shendetesore dhe kostot

2015-08-21 1

TIRANË - ISKSH prezantoi sot hartimin e paketave shëndetësore, kostot dhe problematika e vlerësimit të mjekut.

Sipas Astrit Becit, drejtorit të fondit të sigurimeve shëndetësore katër paketat janë ato të: shërbimit të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, dializës dhe transplantit të veshkave dhe mëlçisë.

Disa nga problematikat e ngritura ishin ato që lidhen me koston e trefishuar, që këto shërbime kanë në sistemin privat, vështirësia e realizmit të transplantit të mëlçisë, si dhe kujdesi në investimin e duhur të burimeve njerëzore.

Ndër të tjera të ftuarit në konferencë shprehën nevojën e standardizimit të shërbimeve, si dhe u vu në dukje problematika e legjislacionit, që e rrit koston artificialisht.

Free Traffic Exchange