Ivanovski: Qeveria neglizhente ndaj ndotjes

2015-08-21 1

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Qeverinë, përkatësisht Ministrin e Mjedisit Jetësor, Abdilaqim Ademi për neglizhencë sa i përket reagimit lidhur me tejkalimin e krizës me ajrin e ndotur që ka goditur vendin, në veçanti Shkupin. Igor Ivanovski akuzoi ministrin Ademi se gënjen kur thotë se Qeveria ka urdhëruar ndalimin e punëve nëpër objektet në ndërtim e sipër në qendër të Shkupit pasi siç tha Ivanovski edhe sa po debaton me Ademin punimet po vazhdojnë në godinën e parlamentit. Ivanovski gjithashtu akuzoi Ademin se po degradon inteligjencën e qytetarëve kur tenton tu shpjegon atyre se për momentin nuk janë në funksion qendrat matëse të ndotjes së ajrit në kryeqendër.

"Nesër ose pasnesër do të luteni bashkë me hoxhallarët dhe priftërinjtë që të nisin reshje shiu ose bore, në këtë gjendje erdhët? Z. Ministër tani më 10 herë po na përsërisni për 5 ditë se do të ndaloni punët ndërtimore në Shkup! Në këtë parlament po punohet në këtë moment, ja dilni jashtë në korridor të parlamentit, a e dini se sa pluhur ka që del nga dritaret, hajde bashkë të shohin! Z. Ministër, në situatën më alarmante juve nuk ju punojnë stacionet matëse të ndotjes, sot në ueb-faqen tuaj mund të shihet se qendra tek rektorati nuk punon, ai në Gazi Babë nuk funksionon, kur do të funksionojnë këto qendra? Nëse vërtet jeni të gatshëm dhe keni ardhur me masa për parandalim të ndotjes së ajrit, atëherë le të bisedojmë, por nëse jo, ndaloni me këtë katastrofë, kthehuni në Qeveri, bëni diçka konkrete", tha Igor Ivanovski, LSDM. Alsat-M

Free Traffic Exchange