Analistët: Presidenti konsensual, deklarat e drejtë e Ahmetit

2015-08-21 3

Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë nuk do të mund të zgjidhet pa votën e shqiptarëve, por analistët janë për atë që të ketë garë mes partive me më shumë kandidatë. Duke komentuar deklaratën e Ahmetit për kandidat konsensual që do të kishte mbështetjen edhe të maqedonasve edhe të shqiptarëve, analisti Sasho Klekovski thotë gara duhet zgjeruar me qëllim që qytetarët të kenë më shumë zgjedhje për kreun e shtetit.

"Nuk është e mundur të kemi nga një kandidat partie, ne nuk kemi nga një parti të shqiptarëve dhe maqedonasve, kemi të paktën nga dy parti më të mëdha VMRO DPMNE dhe LSDM, dhe BDI dhe PDSH. Unë mendoj se është mire që në zgjedhjet presidenciale të ketë garë mes kandidatësh, jam dakord se kandidatët duhet të kërkojnë votat edhe të maqedonasve dhe shqiptarëve por përsëri të ketë më shumë se një kandidat që të ketë garë në këto zgjedhje", tha Sasho Kelekovski, analist .
Klekovski pranon se censusi 40 për qind nuk do të mund të fitohet vetëm nga simpatizuesit e njërës parti politike, prandaj do të jetë e pashmangshme që pretenduesit për shef të ri të shtetit të sigurojnë votat edhe të mbështetësve të partive të bashkësive të tjera etnike në rrethin e dytë zgjedhor.

"Z. Ahmeti ka të drejtë, falë census-it prej 40 përqindësh nuk është e mundur të kemi kandidat prej një partie pavarësisht se cili kandidat do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe si rrjedhojë do të duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 2 partive. Kjo do të thoshte një mundësi ideale, që kandidatët t'i promovojnë qëndrimet jo vetëm partisë dhe grupit të tyre etnik por ti drejtohen edhe simpatizuesve të partive të tjera të grupeve të tjera etnike", theksoi Sasho Kelekovski, analist .
Nga ana tjetër analisti Mersel Bilalli, vlerëson se BDI- ja tani ka momentin historik që të pengojë ardhjen në krye të shtetit të një personi me orientim anti NATO dhe BE siç presidenti aktual Ivanov.

Nga ana tjetër në opinion për herë të parë publikisht flitet se në mars do të zgjidhet i fundit maqedonas pasi nuk përjashtohet mundësia që presidenti pas tij të jetë shqiptare. Madje një parashikim të tillë e ka dhënë gazetari Dragana Pavloviq Llatas, i cili njihet për qëndrimet e tij proqeveritare dhe afërsinë me kryeministrin Gruevski: "Kam frikë se këto janë zgjedhjet e fundit në të cilat do të zgjidhet presidenti maqedonas. Në zgjedhje të lira të drejtpërdrejta për president të Maqedonisë. Po. Nga zgjedhjet e ardhshme kusht për koalicionim nga ana e partisë shqiptare, pa të cilin nuk ka pushtet këtu, apo jo..kushti për një koalicion të tillë qeveritar do të jetë që kryeministri të jetë maqedonas, ndërkaq presidenti shqiptar. Ali Ahmeti edhe këto, zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i asgjësoi me 0. Do të zgjidhet president i cili do të sigurojë konsensus të partive. Me konsensus, rregullisht, nënkuptohet përmbushja e kushteve të shqiptarëve. "ka deklaruar Lalatasi në kolumnën e sotme në gazetën Veçer. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange