A1 Report - Pogradec, mungesa e varreve, drama e dhjetera familjeve ne Cervenake

2015-08-21 2

POGRADEC- Janë të paktën 104 familje, të cilat çdo ditë jetojnë me ankthin se përveç dhimbjes që shkakton humbja e të afërmve, u duhet të luftojnë duke përdorur të gjitha mënyrat për gjetjen e një vendi ku do prehen trupat e tyre.

Shpesh ata detyrohen të paguajnë banorët e fshatit Memlisht për t'i lejuar në varrezat e tyre ose të udhetojnë me kilometra me arkivole në duar drejt fshatit ku ata kanë jetuar me herët për të kryer ceremonine mortore, e cila tashmë konsiderohet si një "luks" i tepërt.

Lidhur me këtë rast, "A1 Report" ka kontaktuar me drejtuesit e komunës Hudënisht, të cilet e kanë pranuar situatën, ku sipas tyre mungesa e legalizimeve të banesave të tyre kanë penguar gjetjen e një zgjidhje.

Edhe pse fshati Cervenakë prej vitesh nuk di se ku ndodhen varezat dhe të afërmit e tyre varrosen në çdo cep bosh ende nuk dihet se kur do të gjendet një zgjidhje për këtë situatë të çuditshme dhe aspak njerëzore.