GJERMANI - Gjatë një konference për mediat në Berlin Mikhail Khodorkovsky tha se nuk kishte ndërmend t'i rikthehej politikës pasi lufta për pushtet nuk bënte për të, por shtoi se do të luftonte deri në për lirimin e njerëzve të konsideruar të burgosur politik.
Sipas tij duhen marrë masat që në Rusi apo vende të tjera në botë, të mos ketë më të burgosur politik.
Sa për lirimin e tij, Khodorkovsky tha se e zgjuan në 2 të mëngjesit duke i thënë se do të ikte në shtëpi, por vetëm në momentin e fundit mësoi se do të shkonte në Gjermani.
Ndërkohë më parë në, një intervistë për revistën ruse Neë Times, Khodorkovsky tha se nuk do të luftojë për t'iu rikthyer asetet e ish-kompanisë së tij të naftës, Yukos.
Ish-manjati i naftës gjithashtu shtoi se nuk kishte as ndonjë kusht apo detyrim ligjor lidhur me faljen e dhënë nga presidenti rus Vladimir Putin.
Pas arrestimit, ai u bë i burgosuri politik më i njohur në Rusi.
Khodorkovsky u bashkua ditën e shtunë me prindërit e tij në Berlin, vetëm një ditë pas lirimit të tij nga burgu.
50-vjeçari kaloi 10 vjet në një burg të Rusisë pasi u shpall fajtor fillimisht për evazion fiskal në vitin 2003 dhe më pas në 2010 për pastrim parash.
Presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të firmoste dekretin për faljen e ish-manjatit të naftës, një herë njeriu më i pasur në Rusi, duke argumentuar se mamaja e tij ishte e sëmurë kështu që duheshin marrë parasysh të gjitha rrethanat.