A1 Report - 100 dite, Rama: Do shfarosim koorporatat e korrupsionit

2015-08-21 1

TIRANE- Kryeministri Edi Rama së bashku me 19 ministrat e kabinetit qeveritar prezantuan sot për gati 4 orë rezultatet e 100 ditëve të para të qeverisjes për një Shqipëri europiane, të cilat do të ishin perfekt nëse do ishin kurorëzurar me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Për kryeministrin opozita, po kërkon një pikë ujë në thatësirën ku është futur, duke fajësuar qeverinë e tij 3 muajshme për mos marrjen e statusit, por shtoi se nuk do të rrinte në heshtje por do të refuzonte abuzimin që bëjnë forcat ekstremiste brenda në Bashkimin Europian me fenë e shqiptarëve. Për Ramën ata janë problemi i Bashkimit Europian, jo shqiptarët. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij për gati 4 orë para një paneli të zgjedhur në Teatrin e Operas dhe Baletit punën e tyre në 100 ditët e para të qeverisjes. Mes të pranishmëve në Teatrin e Operas dhe Baletit, ra në sy ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori kinez, Ye Hao. "100 ditëshi do kishte qenë perfekt nëse do ishte kurorëzurar me statusin. Edhe pse e kemi thënë nuk do të ishte arritja jonë ekskluzive. Ne bëmë çmos të jepnim atë shtysë që duhej. Vendimi për statusin nuk ishte më i mirë që BE mund të merrte. S'ka dyshim se ne na vjen mirë që puna e qeverisë është vlerësuar me nota pozitive. Mbetemi të keqardhur që opozita vazhdon ja mbyt katundit ndërkohë që vetë kushtet e vështirësuara mund ta kishin bërë opozitën më solidaritare përballë qëndrimeve të papranueshme që mbajnë haptaz ndaj nesh.

Free Traffic Exchange