A1 Report - Basha: Në 100 dite, Rama humbi ndaj rinise, Kushtetueses dhe BE

2015-08-21 0

TIRANË - Partia Demokratike ka sulmuar qeverinë e kryeministri Rama, në 100 ditëshin e saj. Në një deklaratë për median, Basha tha se, qeveria është duke u sjellë një formacion pushtues. Duke reaguar pas analizës së bërë nga qeveria Rama në këto 100 ditë, opozita e ka cilësuar atë një bilanc negativ.

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, akuzon kreun e qeverisë për dështim në qeverisjen e vendit në 100 ditët e para.

Sipas Bashës "kjo qeverisje ka çuar në rrënim ekonominë shqiptare duke rritur borxhin me 13%. Më tej deklarata për shtyp e kreut të partisë demokratike vijon me nota negative ndaj vendimeve të marra këto 100 ditë duke e quajtur kryeministrin një humbës tre herë rradhazi "humbjen e konsensusit të rinisë kundër armëve kimike, të ligjit kundër aktit normative dhe familjes europiane sa i takon statusit të vendit kandidat".

Në deklaratën e fundit të opozitës ndaj 99 vendimeve të qeverisë Rama, Basha theksoi se "të vetmen gjë që ka arritur është propaganda e cila po fsheh interesa të tjera personale".

"Ekzekutivit të Edi Ramës i vjen era barut. 100 ditë nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për një sinjal pozitiv. E kundërta ka ndodhur. Çdo shqiptar, ndihet dhe jeton më keq, veç qeveritarëve dhe më e rënda është që Rama ka goditur shpresën e tyre. Në të gjitha këto 100 ditë Edi Rama është referuar", tha Basha.