A1 Report - Linja e Interkoneksionit, Gjiknuri: Perfundon brenda ketij mandati

2015-08-21 0

TIRANË - Linja e interkonjeksionit 400 KV mes Shqipërisë dhe Kosovës do të përfundojë me sukses dhe do të finalizohet nga qeveria shqiptare brenda mandatit të parë. Kështu ka deklaruar sot për "A1 Report" ministri i Energjetikës, Damjan Gjiknuri, i cili shtoi se projekti është i rëndësishëm, pasi dy vendet po lidhen me autostradën e tyre energjitike.

"Është fat për këtë qeveri që brenda 100 ditëshit të parë të nënshkruajë një marrëveshje kaq të rëndësishme. Të gjithë e dimë, sepse kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga qeveria që ishte më parë. Janë arsye që u mësuan nga i madh dhe i vogël. Është fat tani, që Shqipëria dhe Kosova do kenë autostradë të përbashkët energjitike dhe do zhvillohen jo vetëm këto vende, por dhe vendet e rajonit", u shpreh Damjan Gjiknuri, ministri i Energjisë dhe Industrisë.

Një ditë më parë në mjediset e shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u nënshkrua kontrata për ndërtimin e linjës Shqipëri-Kosovë, që mundësohet nga qeveria gjermane përmes një kredie nga banka "KfW" prej 75 milionë eurosh. Linja duhet të kishte përfunduar vitin e kaluar, por qeveria e mëparshme shqiptare e anuloië atë për të favorizuar një kompani serbe të shitjes së energjisë, duke hyrë edhe në kontradikta me financuesin gjerman, bankën "KfW.

Free Traffic Exchange