A1 Report - Khodorkovsky takohet me familjen ne Gjermani pas daljes nga burgu

2015-08-21 0

GJERMANI - Ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky u bashkua ditën e shtunë me prindërit e tij në Berlin të Gjermanisë, vetëm një ditë pas lirimit të tij nga burgu.
50-vjeçari kaloi 10 vjet në një burg të Rusisë pasi u shpall fajtor fillimisht për evazion fiskal në vitin 2003 dhe më pas në 2010 për pastrim parash.
Presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të firmoste dekretin për faljen e ish-manjatit të naftës, një herë njeriu më i pasur në Rusi, duke argumentuar se mamaja e tij ishte e sëmurë kështu që duheshin marrë parasysh të gjitha rrethanat. Vendimi i Putin erdhi gjatë konferencës së përvjetshme për shtyp me gazetarë nga e gjithë bota në Ëorld Trade Center të Moskës më 19 dhjetor.
Prindërit e tij, Marina dhe Boris gjithashtu fluturuan drejt Berlinit për të takuar djalin e tyre.

Free Traffic Exchange