TIRANË - Pritja e fundvitit e presidentit, Bujar Nishani, ka nxjerrë hapur lidhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha me kryetarin aktual të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, që në mënyrë të rastësishme apo jo, janë gjendur në një tavolinë të përbashkët për gjatë gjithë kësaj ceremonie.Emri i Zaganjorit u lakua se fundmi në një aferë korruptive gjatë një
emisioni televiziv, për të mundësuar lirimin nga burgu të një personi. Kryetari i Gjykatës së Lartë që presupozohet të jetë institucion i pavaruar "rastësisht" është ulur pranë ish-kryeministrit Berisha, kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Kjo koicidencë "jo pa qëllim" në sy të lirë e nën vemendjen e mediave, vjen në një moment delikat kur dosjet për ish-qeveritarë, si rasti "Imami", apo të tjera që sapo kanë filluar të publikohen për afera korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
Nëse në këto pamje tregohet qartë se çfarë "lidhje dashurie" ka mes tyre, vihet në pikëpyetje dhe gjykimet e çdo dosjeje që do të shkonte ne syrin e Gjykatës së Lartë.