Ligjet e mediave rikthehen në Kuvend

2015-08-21 0

Ligjet e mediave do të votohen në Kuvend. Pushteti dhe SHGM i harmonizuan qëndrimet, por vetëm për tri çështje kontestuese. Edhe pse mbeten edhe shumë dispozita të tjera që janë të papranueshme për Shoqatën e Gazetarëve, megjithatë ligjet do të gjenden përsëri para deputetëve. Ministri Ivanovski njoftoi se është arritur marrëveshje që portalet të mos rregullohen me ligje, gazetarët të kenë një përfaqësues në Agjencinë për Media. Edhe dispozita që ka të bëjë me ndalesat e veçanta, të plotësohet me qëndrimin se çdo kufizim i mediave duhet të jetë në përputhje me praktikën e Gjykatës Evropiane.

"Marrëveshja mbetet se për mediat e shkruara, do të vlejnë vetëm disa dispozita. Kjo është dispozita për impresumin, dispozita për mbrojtjen e personave të mitur nga përmbajtjet pornografike, dhe dispozita për transparencë gjatë punës, përkatësisht koncentrim mediatik. Të gjitha dispozitat e tjera që kanë të bëjnë më parë me mediat e shtypura, kurse Agjencia për media kishte supervizion, do të fshihen me amendamente", deklaroi Ivo Ivanovski, Ministër i Shoqërisë Informatike.

Ndonëse u ulën në konferencën e përbashkët për shtyp, kryetari i SHGM , Naser Selmani, ministrit Ivanovski iu drejtua se ai e ka thënë vetëm anën optimiste, duke harruar të përmend se nuk ka marrëveshje edhe për shumë çështje kontestuese. Por edhe krahas kësaj, ligjet do të votohen, kurse SHGM do të distancohet prej tyre. Nuk ka marrëveshje për definicionin gazetar, për çka pushteti insiston me këmbëngulje, kurse Selmani porositi me të njëjtën logjikë të përcaktohet edhe profesioni politikan.

"Të gjitha çështjet e tjera, duke filluar nga reklamat e qeverisë, financimi i prodhimit vendas të programit artistik dhe dokumentar, dënimet, definicioni gazetar, pozicionimi i Agjencisë, gjendja me RTVM-në mbeten i dallimet. Qeveria ka të drejtë të miratojë ligje të tilla, por ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për pasojat e miratimit ose të mospasjes së zgjidhjes për këtë pjesë të çështjeve që ne i konsiderojmë shumë të rëndësishme", tha
Naser Selmani, kryetar i SHGM.
Por edhe për çështjet për të cilat thanë se kanë arritur marrëveshje, Ivanovski dhe Selmani, kishin mosmarrëveshje në konferencën e shtypit. Selmani thotë se kanë rënë dakord që në Agjencinë për mediat, gazetarët ti përfaqësojë SHGM, e jo MAN, Ivanosvki thonë se do të shohim se cila shoqatë është përfaqësuese.

"Përfaqësuesi në Agjencinë e Mediave, SHGM do të propozojë anëtar në këtë Agjenci",u u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM.

"Përfaqësuesit që do të jenë në Agjencia do të zgjidhen në mënyrë transparente. Nuk është përcaktuar se cila Shoqatë do të jetë, por përkufizimi do të jetë në atë që përfaqësuesi duhet të jetë nga Shoqata reprezentative që i përfaqëson gazetarët", theksoi Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Dy ligjet për media që tani në janë në Kuvend, do të miratohen menjëherë, deklaroi Ivanovski, duke shtuar se në mënyrë plotësuese në afat më të shkurtër, Qeveria do të ndërhyjë dhe me amen...