A1 Report - Tirane, Opozita proteste: Jo paketes fiskale, rritjes se akcizes

2015-08-21 1

TIRANE- Për gati 20 minuta një grumbull personash të mbështetur edhe nga PD u mblodhën para Piramidës për të zhvilluar një protestë kundër paketës fiskale të propozuar nga qeveria.

Nismës së Partisë Demokratike, përmes thirrjeve të deputetëve në facebook por dhe në takime iu bashkua një nga oranizatorët e protestës kundër importit të armëve kimike, Altin Goxhaj, i cili organizoi edhe protestën kundër vendosjes së fotos së ish-diktatorit Enver Hoxha ku morën pjesë pesë persona.

Protesta e cila nisi rreth orës 12;00 nuk zgjati shumë gati 20 minuta dhe nuk gjeti mbështetje te madhe,ndërsa ata që ishin aty thanë se rritja e çmimit të naftës, rritja e akcizës, rritja e çmimit të biletës së transporit urban dhe e moshës së pensionit janë arsyet që i kishin nxjerrë në protestë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë socialiste që të tërhiqet nga kjo paketë fiskale. Ata kanë deklaruar se të shtunën që vjen, do të dalin sërish në shesh për të protestuar kundër çdo lloj vendimi që rëndon xhepat e tyre.