Shkup, protesta kundër ndotjes së ajrit

2015-08-21 1

Dy javë pas gjendjes alarmante me ndotjen e ajrit në Shkup, Tetovë e Kërçovë, disa të rinj me maska mbrojtëse protestuan sot në sheshin e Shkupit, duke kërkuar nga Institucionet kujdes më të madh për qytetarët. Protestuesit kërkuan transport publik pa pagesë, reduktim të lëvizjes së makinave në qendër të Shkupit dhe ndalimin e importit të automjeteve që nuk plotësojnë standardet Eko 4. Njëri nga organizatorët e protestës, Marko Sokollovski i organizatës Go Green porositi autoritetet që të ndërmarrin masa pasi në të kundërtën pasojat do ti ndjejnë jo vetëm kjo gjeneratë por edhe brezat pas nesh. Aleksandra Bojarovska nga Fronti 21/42 kërkoi nga Qeveria që të mbyllë me urgjencë ndotësit e mëdhenj të ajrit ose të paktën ti urdhërojë që të zvogëlojnë kapacitetet e tyre të prodhimit derisa të përmirësohet cilësia e ajrit.

"Disa nga kërkesat e radhës që mund të kontribuojnë që kjo ndotje e ajrit të eliminohet është që transporti publik pa pagesë, të caktohen ditë çift dhe tek për veturat që do të mund të lëvizin në qendër të qytetit, dhe disa masa tjera konkrete që mund të merren janë që autoritetet të ndalojnë importin e veturave që kanë eko-standarde 1, 2 dhe 3", tha Marko Sokollovski, kryetar i GO GREEN.

"Lidhur me ndotësit e mëdhenj të ajrit, ne kemi porosi të qartë për ta, të mbyllin menjëherë kapacitetet e tyre industriale ose të ulin prodhimin e tyre derisa zgjatë gjendja e tillë alarmante në qytetin e Shkupit. Në mënyrë shtesë deri tek Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësorë kërkojmë që të përforcojnë inspektimet e tyre në qytet dhe të ndërmarrin masa konkrete kundrejt ndotësve, gjegjësisht mbylljen e tyre",u shpreh Aleksandra Bojarovska, Fronti 21/42.

Ana Çomoviq-Leshovska nga organizata ekologjike EkoSvest porositi zyrtarët e Qytetit të Shkupit që të gjobisin kompanitë ndërtimore të cilët nuk përdorin rrjeta plastike mbrojtëse nga pluhuri.

"Ekziston një metodë e sofistikuar, ajo është përdorimi i lëngur kalcium-magnezium-acetat e cila nuk është diçka e re në botë e cila jep rezultatet të mëdha në mbledhjen e pluhurit pasi mund të spërkatet në ajër ky lëng edhe gjatë sezonit të verës por edhe gjatë dimrit, ai nuk është korroziv dhe është i tretshëm biologjikisht dhe nuk ka ndikim negativ mbi mjedisin jetësor, ajrin dhe truallin, kështu që kjo është një masë që mund menjëherë të merret nga autoritet me qëllim uljen e ndikimit të pluhurit me përmbajtje të grimcave PM10", tha Ana Çomoviq-Leshovska, EkoSvest

Përpos masave që janë në fuqi, Qeveria miratoi edhe disa masa të reja. Nga e Hëna nga puna do të lirohen edhe të sëmurit nga astma por që posedojnë rekomandim nga mjeku amë. Valmir Kuçi