A1 Report - Arrestimi i Xhelal Mziut, Basha: Po e monitorojme me kujdes

2015-08-21 3

TIRANE- Kryetari i PD-së deklaron se PD po monitoron me kujdes arrestimin dhe hetimin ndaj kreut të bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.

"Jemi informuar dje për këtë veprim. PD është e hapur për çdo hetim e çdo çështje. Në rastin konkret procesi të jetë transparent ne po e monitorojmë me kujdes se cfarë po ndodh. Bëj thirrje se sipas Kushtetutës Xhelal Mziu është i pafajshëm deri kur gjykata të thotë fjalën e vet"- tha Basha.

Kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziut, anëtar i Partisë Demokratike i'u vunë prangat mbrëmjen e djeshme, (20 dhjetor) pasi akuzohet se nuk zbatoi barazinë në tenderat e rrugëve, duke i shkaktuar dëm shtetit, prej 800 mijë dollarë.

Ministria e Brendshme, përmes zëdhënësit të saj Florion Serjani njofton se "Mziu akuzohet për "Shpërdorim të detyrës" dhe "Shkelje të barazisë në tendera". Ndërkohë është shpallur në kërkim Drejtori i drejtorisë Juridike të kësaj bashkie, Atli Hoti.