Cameron: S'e miratoj Statusin e Shqiperise ne BE as ne qershor

2015-08-21 0

Shpresat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë u bënë copë e thërrime sot, pasi Kryeministri britanik, David Cameron tha se ai nuk do të miratojë ofertën e saj për statusin e kandidatit.

Siç citon Euobserver, duke folur pas mbylljes së takimit të BE të premten (20 dhjetor), ai konfirmoi se qeveria e tij "nuk do ta mbështeste statusin e kandidatit për Shqipërinë", duke shtuar se "mjaft shumë hapa duhen bërë përpara se Shqipëria mund të bëhet një kandidat". Duke nënkuptuar kështu refuzimin britanik edhe në qershor.