Rikthehet buzëqeshja për familjen Rina në fshatin Dragu të Bulqizës e cila jeton në një varfëri ekstreme. Kjo për faktin se Karitasi Shqiptar ka dhuruar fonde dhe ushqime ndërsa Shërbimi Social Shtetëror i ka liruar një pagesë mujore. Sensibilizimit për të ndihmuar këtë familje i janë shtuar edhe dhjetra qytetarë shqiptarë.