Banka Boterore, kredi 85.3 milione USD per Ujesjellesin e Durresit

2015-08-21 3

Banka Botërore i miraton një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investim në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit.
Huaja është miratuar mbrëmë nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit, si dhe performancën financiare të ndërmarrjes së ujësjellësit të këtij qyteti.