Një shpërthim ka ndodhur në trasenë e hekurudhës në segmentin Vorë-Shkodër.
Ngjarja u shënua dje rreth orës 19.00, konkretisht në Thumanë të Krujës.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla në një traversë dhe në aksesorët që bëjnë lidhjen e shinave me njëra- tjetrën.
Mësohet se dëmi është riparuar brenda një ore nga brigada e avarisë, duke e ribërë hekurudhën sërish të kalueshme.