A1 Report - Taksat e reja, Rama: Flasin ata qe e lane shtepine rremuje

2015-08-21 0

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë të moshave të ndryshme në lidhje me sistemin e ri të taksave që do të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2014. Takimi u zhvillua në liqenin artificial dhe bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministrat e Ekonomisë dhe Mjedisit, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka.

Duke nisur fjalën Rama tha se, qeveria ka krijuar një program krejt të ri për vitin ardhshëm dhe po bën një transformim rrënjësor të taksave, që është shpallur që përpara zgjedhjeve.

Sipas kryeministrit, taksat do të ulen për mbi 95 për qind e atyre personave që kountribuojnë në buxhetin e shtetit. Kryeministri Rama tha se kompanive të mëdha do t'u hiqet barra e arbitraritetit dhe korrupsionit.