Rruga Drejt: Besimi optimist, opozita maqedonase e shqetësuar

2015-08-21 4

Çështja e emrit nuk është problemi kryesor që pengon integrimet e evropiane të vendit, dhe një vlerësim i tillë u vulos me konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së. Opozita maqedonase në debatin e mbrëmshëm në 'Rruga Drejt' mbi rrugën evropiane të vendit, e cilësoi si më të dështuar këtë vit në procesin e integrimeve, ndërkohë që zv/kryeministri Fatmir Besimi theksoi se ka akoma hapësirë për optimizëm pasi Maqedonia mbetet e inkuadruar në agjendën e BE-së.

"Ky është raporti më negativ që kemi pasur dhe konkluzionet më të këqija të Këshillit Evropian në 6 vitet e fundit. Që nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen emrit, e tregojnë konkluzionet e Këshillit të përgjithshëm, emri është përmendur si pikë e katërt..Kemi kthim prapa, të gjitha indikatorët në fushat kyçe në Maqedoni janë negative", tha Stevo Pendarovski, LSDM.

"Maqedoni po fundoset përderisa të tjerët përparojnë..konkluzionet janë katastrofike nuk kanë lidhje me ato të një viti më parë, nuk ka as datë sikurse vitin e kaluar me çfarë u dha mundësia për një raport të jashtëzakonshëm ku do na jepej një shans tjetër..këtë vit është evidente se problemet janë edhe nga fusha e demokracisë gjithsesi edhe çështja e emrit", u shpreh Nano Ruzhin, PLD.

"BE-ja e konsideron Maqedoninë si pjesë të rëndësishme në konceptin e zgjerimit të BE-së..ajo që mbetet për ne është një përkushtim serioz si në drejtim të reformave dhe gjithashtu ajo që përmendet me emrin dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore paraqet mbështetjen politike të BE-së për të filluar bisedimet me BE-në", u shpreh Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Interesat e ndryshme që kanë maqedonasit dhe shqiptarët lënë akoma boshllëk midis unitetit të mundshëm për BE-në. Sipas Pendarovskit dhe Ruzhin mbase nga këtu buron edhe mungesa e besimit ndër partnerët e koalicionit, që nga ana tjetër, zbehë edhe ofensivën diplomatike të BDI-së. Duke komentuar sfidat e Maqedonisë në procesin e euro-integrimeve, opozita u shpreh mjaft pesimiste.

"Nëse ne vendosim të punojmë këtu , nuk do të kemi arsyetime se BE-ja ka qenë në zgjedhje dhe nuk e ka parë se sa të mirë kemi qenë. Por unë kam frikë se struktura udhëheqëse politike në qeveri nuk e kanë mendjen tek Evropa thjesht nuk u intereson Evropa..me këtë presion total në media, arritëm ta zhvendosin fokusin e opinionit, ne nuk flasim, këto janë enklava, ishuj të pavarësisë ku mund të flasim ne, Në Maqedoni nuk zhvillohet debat për Evropën, nuk gjendet në fjalorin e liderëve tonë", tha Stevo Pendarovski, LSDM.

"Shkupi 2014 do të ketë një domethënie simbolike në vitin 2014, do të jetë mbase një politikë kiç, apo ndonjë mossukses historik... borxhi publik tani më e kapërcen 2 miliard e 400 mijë euro..kam frikë se do përjetojmë një kolaps të madh sepse udhëhiqet një politikë e vetë kënaqësisë, sikur ne jemi më të mirë dhe tërë kohën flasim me pasqyrën. Duhet diçka të ndryshojë sepse edhe presioni ndaj qeverisë është i madh", deklaroi Nano Ruzhin, PLD.

"Do të vazhdojmë Dialog...