TIRANE - "Unë kam biblen time, programin për LRI "Unë e kam guidën time ose Biblën mbi të cilën do të bazohem. Programi që ne kemi patur për rininë në zgjedhjet elektorale 2013".
Mosha nuk është asgjë për të . 20 vjec dhe tashmë do të jetë deputetja më e re në historinë e parlamentit shqiptar. Keidi Mehmetaj që do zëvendesojë ministren e Integrimit Klajda Gjosha pasi kjo e fundit la mandatin për tju fokusuar punës në ekzekutiv. Përkrah kolegëve deputetë, deputetja e re thotë se nuk ka frikë nga sfida e rradhës kur tashmë politika për të është kthyer në pasionin me të madh për të. Në një intervistë ekskluzive për A1 Report , Kejdi Mehmetaj e cila studion në vitin e tretë për inxhinieri ndërtimi, nuk fsheh ëndrrat që ja lejon mosha e saj e re për të ndihmuar tashmë si deputete në ndërtimin e Shqipërisë. Kur bisedon me të kupton se është një vajzë e inteligjente me ëndrrën dhe vullnetin për tu rritur brenda LSI dhe në pozicionin e deputetes.
"E kam akoma atë lëmshin e ndjesive të momentit të parë kur e mora vesh, po ashtu e kam këtë ditë edhe më shumë. Kjo është dhe pak çështje fati, unë e kam thënë edhe herë të tjera që në vendin tim, dhe dua ta theksoj këtë gjë që në vendin tim mund të ishte kushdo prej anëtarëve të LRI. Situata vjen e tillë në disa raste të caktuara që jemi atje ku duhet dhe kur duhet. Padiskutim ndjej një sasi të madhe përgjegjësie për ta kryer në mënyrë më të mirë punën që më është caktuar, sepse si partia ime LSI, po ashtu edhe miqtë e mi të LRI, po ashtu edhe votuesit e LSI-së më kanë dhënë një besim shumë të madh të cilin duhet ta përkthej në mënyrën më të mirë. U bë kohë që vazhdimisht diskutohet për faktin që ministrat do të japin dorëheqjen nga mandati i tyre dhe e kam përgatitur dhe veten me kalimin e kohës që do ta kem këtë detyrë, kështu që nuk është se ishte emocioni i parë i momentit. Domethënë isha përgatitur në një farë mase që do të isha këtu dhe e prita me shumë qetësi. Përgatitja për këtë lloj barre nuk ka për të reshtur kurrë. Jo vetëm për mua, por besoj për çdo person që merret me politikë, çdo ditë përballet me gjëra të reja për të cilat duhet të mësohet dhe tu bëjë ballë dhe të ngrejë shqetësimet e qytetarëve, po ashtu t'i mbrojë ata, të marri vendimet më të duhura në emër të tyre. Të gjithë kur kemi qenë të vegjël kemi shprehur dëshira, kemi pasur ëndrra kush do të bëhet astronaut, kusbh do të bëhet kërcimtar, kush tjetër matematicien , dhe besoj që është shembulli më i mirë për të treguar që gjërat arrihen në qoftë se punon me pasion, përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha gjen vendin e duhur po të shprehur aftësitë e tua. Pasuria më e madhe që një vend ka janë pikërisht të rinjtë. Në qoftë se politika nuk mendon për ne, atëherë ne duhet të bëhemi pjesë e politikës dhe të mendojmë për veten tonë për të reealizuar një të ardhme më të mirë për ato ndryshime që ne kemi në mëndje, kështu që dua ti ftoj të gjithë ata të rinj që për momentin e shohin politikën larg tyre. Ti hedhin sytë, ti kushtojnë vëmendje s...