A1 Report - Si do te ndahen fondet e FMN-se dhe BB-se ne 2014-n

2015-08-21 1

TIRANË - Vetëm dy ditë më parë qeveria shqiptare bashkë me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp dhënien e një ndihmë prej 300 mln eurosh për vitin 2014.

Ministri i Financave bashkë me kreun e delagacionit të FMN-së konfirmuan dakordësinë për fondin, në një kohë që marrëveshja do të nënshkruhet vetëm në fillim të janarit 2014. Sipas kësaj marrëveshje që do të firmoset edhe nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, për një fazë asistence 36-mujore, Shqipëria do të përfitojë një ndihmë financiare prej 300 mln eurosh.

Ky fond parashikohet që të përdoret kryesisht nga qeveria për të ulur nivelin e borxhit duke bërë shlyerjen e detyrimeve të prapamberura ndaj të tretëve. Në shkëmbim të kësaj kredie, Fondi i ka kërkuar qeverisë reforma strukturore dhe fiskale të cilat nisin që pas janarit 2014.

Por ndihma që qeveria do të përfitojë jo vetëm nga FMN-ja, por edhe nga BB-ja llogaritet në rreth 1 mld USD. Banka Botërore është shprehur nëpërmjet përfaqësueses së saj në Shqipëri, Ellen Goldstein, më 9 dhjetor duke sqaruar se këto mbështetje mund të jenë nga 100-200 milionë USD për 3 vitet e ardhshme.

Këto fonde do të shpërndahen në disa sektorë si, mbështetje buxhetore për menaxhimin e sektorit financiar veçanërisht ato që lidhen me zgjidhjen e çështjes së kredive të këqija, konsolidimin fiskal për pagimin e detyrimeve, si dhe për investime prioritare.

Për këto të fundit vetëm 86 mln USD do të akordohen nga BB-ja për projektin e furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit, projekt i cili do të aprovohet para futndit të dhjetorit.