A1 Report - Dosja e Shpetim Gjikes i kalon per Kompetence Gjykates se Tiranes

2015-08-21 0

TIRANE- Gjykimi i kreut të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, nën akuzë për shpërdorim detyre transferohet në kryeqytet. Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Lartë, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Vlorës për të transferuar gjykimin drejt Gjykatës së Tiranës.

Për ditën e nesërme është parashikuar seanca e radhës ndaj të pandehurit Gjika në Vlorë, ku pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë pritet që Gjykata e Vlorës të shpallë moskopetencë në gjykimin e çështjes, duke i hapur rrugë tranferimit gjyqësor drejt Tiranës.

Gjika akuzohet "për shpërdorim detyre" në dhënien e tre lejeve ndërtimi në qytetin e Vlorës, ku një ndër to i përket kompleksit "Jon", i cili u shemb disa ditë më parë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Vetë Gjika ka deklaruar në media se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, qoftë dhe në Strasburg, dhe sipas tij gjykimi në Vlorë nuk cënohej nga askush, pavarësisht postit publik që ai mban.

Free Traffic Exchange