Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që kaploi mbrëmë ndërtesën numër 14 në bllokun 70 në Tetovë, përderisa ekipet e krim teknikës dhe prokurorisë vazhdojnë edhe sot të kryejnë hetimet. Të gjithë 21 personat që mbrëmë ishin hospitalizuar në Tetovë, përfshirë këtu edhe dy fëmijët njëri 3 muajsh dhe tjetri tre vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
"Në spital ndihmë kërkuan 21 persona prej të cilëve katër ishin oficer të njësisë së zjarrfikësve, prej gjithsej 21 tre persona u dërguan në klinikën e Shkupit, edhe atë një foshnje e moshës tre muaj e gjysmë, dhe një fëmijë tre vjet e gjysmë më vonë u dërgua edhe e ëma e tyre. Pas vizitave që iu bëmë sot, edhe gjashtë personat që ishin të shtrirë në spital kanë vazhduar për kurim shtëpiak", deklaroi Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.
Në mesin e të lënduarve kishte edhe pjesëtarë të zjarrfikësve. Kjo si pasojë e mungesës së pajisjeve.
"Dje kemi luftuar me zjarrin për ti shpëtuar njerëzit me ata mjete që posedojmë e çka posedojmë ne dihet. Posedojmë mjete shumë të vjetërsuara pajisje nuk kemi por sërish them kemi luftuar dhe bëmë të pamundurën me ata që kemi nuk kishim një automjet me shkallë për ti evakuuar njerëzit në katet më të larta", u shpreh Uka Aliti, Komandant i njësisë territorial të zjarrfikësve të Tetovës.
Mbi 120 persona të cilët kanë mbetur pa strehë, për shkak të zjarrit kërkojnë ndihmën e Institucioneve që sa më shpejtë të sanojnë dëmet nga zjarri dhe tu mundësojnë atyre të kthehen nëpër banesat e veta
"Kërkojmë të sanohet dëmi në ndërtesë sepse ne kemi dhënë parat tona por ka dëme të mëdha siç mundë të shihni të na sanojnë vetëm dëmin asgjë tjetër".
"Mirë kaluam shyqyr s'ka të vdekur, vetëm fëmijët e katiti pestë që ishim më kritik. Bodrumet na janë djeg krejt".
Ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov i cili qëndroi sot në Tetovë premtoi se do tu ndihmojë banorëve për të mbuluar dëmet.
"Ne si ministri bashkë me qendrën për punë sociale do iu ndihmojmë banorëve me sigurimin e mjeteve për tua mbuluar dëmin që është shkaktuar të kthehet rryma xhamat e thyer dhe të luhen hyrjet", tha Dime Spavos, ministër i Punës dhe Politikës sociale.
Nga zjarri që kaploi gjatë ditës së djeshme ndërtesën me numër 14 në bllokun 70 në Tetovë mbi 32 familje mbetën pa strehim, duke u detyruar kështu që të kërkojnë ndihmë tek të afërmit e tyre. Bashkim Sulejmani