'Ndotja e ajrit', ndalesa për punë në shumë objekte

2015-08-21 0

Qytetarët edhe sot thithin ajër të ndotur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, më ndotur është në komunat Qendër, Karposh dhe Tetovë. Prej dje janë aktive masat e Qeverisë. Inspektorati Shtetëror i Punës po bën inspektime të jashtëzakonshme për të verifikuar nëse respektohen rekomandimet, punëtorët të cilët kryejnë aktivitete ndërtimore të punojnë në periudhën prej orës 11 deri më17. Për këto dy ditë janë bërë 65 kontrollime në objektet ku po ndërtohet. Në gjysmën e rasteve janë shqiptuar ndalesa të punës.

"Ndalesat e miratuara për kryerjen e veprimtarisë në periudhën e rekomandimit për tu ndaluar ndërtimi në objekte janë 33 ndalesa. Në rast se nuk respektohen ndalesat do të shqiptohen gjoba deri në 8 mijë euro për personin juridik dhe prej 500 deri më 1000 euro për përgjegjësitë e personit juridik", u shpreh Dime Spasov, ministër i Punës dhe Politikës Sociale. Alsat-M

Free Traffic Exchange