Shkupi njofton detajet për festën e Vitit të Ri

2015-08-21 3

Qytetarët e Shkupit, Vitin e Ri do ta festojë me muzikë të Kaliopit, Mustafa Imerit, Tiana Dapçeviq, Robert dhe Pankit. Qyteti i Shkupit me mbështetjen e Telekomit të Maqedonisë dhe T -- Mobile, tradicionalisht e organizon festimin e Vitit të Ri në sheshin "Maqedonia", ku shkupjanët dhe vizitorët e tjerë do të mund të argëtohen me ritmin e melodive argëtuese dhe popullore të yjeve nga vendi. Koncerti do të fillojë në orën 21 të mbrëmjes dhe do të zgjasë deri herët në mëngjes. Për pritjen e Vitit të Ri është paralajmëruar edhe fishekzjarrë i madh.

"Dua tu them qytetarëve të Shkupit se do të ketë një argëtim të mirë për Vitin e Ri, do të na argëtojnë muzikantë të estradës vendore dhe do të doja që ti ftojë qytetarët e qytetit të Shkupit që të vijnë në shesh sa më masovikisht dhe të gjithë së bashku ta presim me gëzim dhe me fat Vitin e Ri 2014", tha Koce Trajanovski, kryetar i baskisë së Shkupit. Alsat-M