EVN dhe Kryqi i kuq shpërndajnë pako për fëmijët

2015-08-21 2

EVN Maqedoni ka mbështetur edhe këtë vit aksionin humanitar të Kryqit të Kuq me rastin e festave të fund vitit. Me këtë rast ata dhuruan pako për 150 fëmijë nga kategoritë më të rrezikuara sociale në shoqëri. Me këtë aksion i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pritet të përfshihen mbi 700 fëmijë në mbarë vendin. Kryqi i Kuq i Maqedonisë falënderoi kompaninë EVN dhe bëri thirrje që këtë shembull ta ndjekin edhe shumë kompani tjera në vend. Pakot për fëmijë i shpërndanë drejtues të EVN-së, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq Sait Saiti. Ministri Spasov theksoi se institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë edhe më tej kujdesin për kategoritë e prekura të fëmijëve në shoqëri dhe për socializmin e tyre.

"Duke iu falënderuar Kryqit të Kuq, dhuratat të këtilla siç iu ndamë sot 150 fëmijëve, do të marrin më shumë se 700 fëmijë në mbarë Maqedoninë, 450 fëmijë në Shkup dhe në gjashtë qytetet tjera të vendit. EVN Maqedoni në këtë mënyrë vazhdon dhe thellon bashkëpunimin me Kryqin e Kuq. Në këtë mënyrë dëshirojmë të tregojmë se si kompani edhe ne kujdesemi për kategoritë më të prekura e në veçanti për fëmijët që janë ardhmëria e vendit", tha Igor Gievski, EVN.

"Kryq i kuq kujdeset për kategoritë e caktuara dhe është në rrugë të drejtë që ta realizoj vizionin dhe misionin e tij. Unë në veçanti do theksoja mbështetjen e EVN Maqedoni për vetëdijen e tyre të lartë për atë që e ne quajmë sjellje shoqërore të përgjegjshme pasi me të vërtetë çdoherë kur Kryqi i Kuq do të del me projekte të tilla ata janë këtu me mbështetjen e tyre. Një falënderim të madh për ta dhe të vazhdoj të bashkëpunoj edhe më tej me ne ndërsa i ftoj edhe kompanitë tjera që të përcjellin shembullin e tyre", tha Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq. Alsat-M

Free Traffic Exchange