Beograd, ekspozitë me krimet e forcave serbe

2015-08-21 10

Ekspozita, e cila ka të bëjë me krimet që kanë kryer forcat serbe ndaj familjes Bogujevci, më 1999 në Podujevë, është hapur të mërkurën mbrëma në Qendrën për Kulturë të Beogradit.
E titulluar "Bogujevci -- historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës", ekspozita është vepër e Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevcit, të cilët si fëmijë kanë mbijetuar masakrën. Në Beograd policia mbrëmë ka mënjanuar rreth 50 persona që kanë protestuar para galerisë, ndërsa në ekspozitë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe njerëz të tjerë nga jeta publike dhe politike e Serbisë.

"Iu shpreh ngushëllime këtyre njerëzve të rinj dhe dëshiroj të them që të gjithë ata që kanë kryer krime duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë, duhet të gjykohen, tashmë disa veç janë gjykuar. Në anën tjetër, uroj që e vërteta të mund të tregohet kështu në të gjitha pikat e ish-Jugosllavisë: edhe në Zagreb, edhe në Knin, edhe në Sarajevë, edhe në Banjallukë, edhe në Prishtinë", tha Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë.

Për kryetarin e Partisë Liberal Demorate të Serbisë Çedomir Jovanoviç, shkuarja e kryeministrit serb në ekspozitë shihet si një gjest i rëndësishëm. Ai ka thënë se ndryshimi i shoqërisë serbe nuk mund të bëhet vetëm me disa veprime protokollare. Ekspozita "Bogujevci -- historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës" është hapur me gjithë reagimet e stuhishme të një pjese të publikut dhe të mediave në Beograd, që e kanë karakterizuar atë si "propagandë shqiptare". Më 28 mars të vitit 1999 në Podujevë, pjesëtarë serbë të formacionit "Shkorpionët" kanë vrarë 14 persona, në mesin e tyre gra dhe fëmijë. Pesë fëmijë të plagosur rëndë kanë mbijetuar, në mesin e tyre edhe Saranda, Jehona dhe Fatosi. Alsat-M

Free Traffic Exchange