TIRANE- Në tetë vite qeveria e kaluar ka abuzuar jo vetëm me emërimet në ambasada por edhe pse janë marrë vendime për hapjen e selive diplomatike në vende të ndryshme të botës, ato nuk ekzistojnë.
Konstatimi është bërë publik nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin e Politikave të Jashtme ndërsa diskutohej buxheti për ministrinë që ai përfaqëson.
Projektbuxheti 2014 parashikon per Ministrine e Jashtme, 3.1 % më shumë se sa buxheti 2013, te perkthyer ne 65 milione leke të reja. Ndonëse të mbledhur në Komisionin e Jashëm për të diskutuar buxhetin për ministrinë e Jashtme kanë dalë në pah një sërë problemesh me të cilën po ballafaqohen ambasadat tona jashtë vendit . Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka bërë me dije se ish qeveria ka abuzuar gjatë tete viteve jo vetëm me emërimet në ambasada por edhe me vendimet për hapjen e përfaqësive të reja në botë. Debati ka shpërthyer kur opozita ka akuar qeverinë Rama, e konkretisht ministrin e Jashtëm për paaftësi për të lobuar për statusin e vendit kandidat
Ministri Bushati ka renditur po ashtu edhe vështirësitë që kanë përfaqësitë tona pranë NATO-s dhe OKB --së me nivelin e borxhit .
Me shtimin e buxhetit per vitin 2014 do të përfitojë për herë të parë edhe ministria e Jashtme e njohur ndër vite me një buxhet konstat.