A1 Report - Prokuroria egjiptiane akuza ish Presidentit Morsi per akte terroriste

2015-08-21 3

EGJIPT - Akuza të reja kundër Mohamed Morsy. Prokuroria egjiptiane ka akuzuar ish-Presidentin e Egjiptit për bashkëpunim me organizatat e huaja për të kryer akte terroriste brenda në vend, si dhe spiunim të sekreteve shtetërore për grupin palestinez, Hamas.

Ish-Presidenti i Egjiptit mbahet nën arrest që prej rrëzimit nga pushteti në korrik të këtij viti dhe po gjykohet për vrasje të protestuesve dhjetorin e kaluar.

Së bashku me të do të gjykohen edhe 35 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Morsi u zgjodh President i Egjiptit në zgjedhjet e qershorit në vitin 2012. Këto ishin edhe zgjedhjet e para popullore për President në vend.

Largimi i tij me forcë nga pushteti nuk u prit mirë nga shumë mbështetës së tij të cilët vazhdojnë të kërkojnë rikthimin e Morsit në krye të shtetit.