TIRANE- Gjykata e Tiranës shprehet pro Ujësjellësit dhe i kërkon Drejtorisë së Zjarrfikëseve të paguajë faturat e ujit që nuk janë paguar për afro 2 vjet.
Sipas vendimit të dhënë sot nga gjykatësi Sokol Bino faturat e papaguara deri tani që kapin shumën 8 milionë lekë duhen të shlyhen menjëherë.
Këto janë fatura të papaguara nga korriku i vitit 2012. Sipas vendimit të sotëm në shumën që duhet të paguajë Drejtoria Zjarrfikëse përjashtohet kamatvonesa.