FIER - Sërish shpërthime në komunën e Zharrzës në rrethin e Fierit. Ndonëse u dakordua se një problem i tillë të mos jetë më evident në këtë zonë mes Ministrisë së Energjitikës dhe banorëve, të cilët nisën grevën e urisë kundër këtij fenomeni. Banorët i drejtojnë sërish gishtin firmës naftënxjerrëse 'Bankers Petrolium' si përgjegjëse për shpërthimet. Banorët ankohen se lëkundjet e vazhdueshme jo vetëm krijojnë panik, por po u shkatërrohen edhe banesat.
"Kemi lënë disa pika me Ministrinë e Energjitikës dhe asnjë nga pikat nuk janë zbatuar. Lëkundjet ende vazhdojnë, ne jemi të terrorizuar dhe askush nuk na jep një përgjigje shumë të saktë".
"Ato kanë vazhduar akoma lëkundjet. Ne jemi të terrorizuar si qytetarë. Shpërthimet ende vazhdojnë dhe është frikë të rrimë në shtëpitë tona".
"Lëkundje ka akoma. Edhe këto janë nga lëkundja, janë nga nafta dhe nuk janë nga tërmeti".
"Janë mbi 400 shtëpi të shkatërruara . Ka patur pardje një shpërthim nga ora 20:00. Kemi dalë në rrugë".
"Edhe sado që bëmë dhe protesta nuk po bëhet gjë. Cdo të bëhet me ne tani".
"Edhe pas protestave që u bënë na thanë që nuk do të bëhen prapë shpërthime. Do ju japim shpërblim, do vijmë t'i shikojmë. Nuk erdhën ti shikojnë fare", shprehen disa prej banorëve për mikrofonin e televizonit A1 Report.
Pikat për të cilat u negociua në fillim të dhjetorit me ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri është largimi i firmës nënkontraktore që krijonte shpërthimin e puseve të naftës për llogari të 'Bankers Petroleum', evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi, vendosja e 5 stacioneve sizmike që do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës si dhe rehabilitimi i ambientit, të shkaktuara nga ndotja e shpëthimeve.