TIRANË - Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ishte i ftuar në emisionin Airport të gazetares Erjona Rusi. Shtyrja e dhënies së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, për në BE, ishte tema e sotme e emisionit.
"Kush janë kushtet që duhet të plotësojnë Shqipëria? Kush janë arsyet që penalizuan Shqipërinë?", ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë emisionit. Sipas ambasadorit Sequi, integrimi në BE, është një proces me rregulla dhe në qershor 2014 nuk do të ndikojnë zgjedhjet brenda vendeve të BE-së.
Por nuk munguan edhe tema të tjera gjatë bisedës, si ajo e refuzimit nga Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike siriane apo dhe për jetën e tij personale apo takimin me Ibrahim Rugovën në Itali.