A1 Repott - Tirane, mbledhja e Keshillit Bashkiak, teme shpronesimet

2015-08-21 0

TIRANË - Në mbledhjen e Këshillti Bashkiak të Tiranës ku temë kryesore diskutimi ishte çështja e shpronësimeve të familjeve, që banojnë në zonën e Stacionit të Trenit, ku synohet të realizohet projekti për Bulevardin e Ri.

Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo parashtroi dy propozime për rendin e ditës; alokimin e 160 milionë lekëve për shpronësime për bulevardin e Tiranës. Sipas tij, ka kaluar koha e mjaftueshem për një konkluzion mbi konsultimert për gjetjen e zgjidhjeje. "Sot mund të kemi përfundimin, që t'i hapet rruga bulevardit", tha Bozdo.

Kshilli Bashkiak ka miratuar në fund strehim bonus për 6 familje me problem ekonomike dhe sociale, që nuk përballonin dot qiratë, gjë për të cilën aplikuan 20 familje, 14 prej të cilave kishim mangësi në dokumentacionin e paraqitur anë Bashkinë e Tiranës.

Këshilli miratoi edhe bursa shteti për nxënës dhe studentë për vitin shkollor 2013-2014. Këshilltari i PS, Eridian Salianji theksoi se "është detyrim që ka bashkia dhënia e bursave dhe vendosëm ta kalojmë listën, por duke lënë si detyrë për 5 studentë që të plotësojnë dokumentacionin dhe të shqyrtohen në mbledhjen më të afërt.