A1 Report - Librazhd, digjet magazina, ku ishin 1200 pako ndihma per invalidet

2015-08-21 0

LIBRAZHD- Një magazinë ku ishin ruajtur 1200 pako me ndihma dhuratë nga donatorët e huaj për personat me aftësi të kufizua, dhe familjet e varfra është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes.

Zjarri ka rënë gjatë natës në Qendrën Ditore për njerëzit në nevojë.

Në magazinë ishin vendosur këpucë dhe veshje që do shpërndaheshin për festat e fundvitit. Pakot ishin planifikuar për personat me aftësi të kufizuara të qytetit të Librazhdit.

Në këtë qendër ditore frekuentojnë 400 persona me aftësi kufizuar.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë shkëndijë elektrike.