A1 Report - Miratohet pr/ligji per taksat, debate ne Kom. e Ekonomise per banesat

2015-08-21 0

TIRANE- Të gjithë ata qytetarë në kanë në pronësi një banesë do të paguajnë më shumë taksa. Projektligji është miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe mes debatesh të shumta në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Projektligji parashikon që taksa për banesat nga 15 lekë për metër katror të bëhet 30, ndërsa dyfishohet për ata që kanë një shtëpi të dytë. Efekti i rritjes së kësaj takse do jetë mbi 1 miliard lekë më shumë në buxhet.

Debatet vijuan edhe për modelin e mbledhjes se taksave vendore, ku kanë propozuar skemat për mbledhjen e tyre.

Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës edhe heqjen e TVSH-së për hidrokarburet dhe barnat.

Faturave të energjisë apo ujit, vitin e ardhshëm mund t'u bashkangjiten si detyrim për t'u paguar edhe taksa për banesat. Pavarësisht debateve dhe qëndrimeve të ndryshme mbi efektet e paketës së re fiskale, palët u bashkuan në Kuvend rreth nevojës së mbledhjes së kësaj takse, si një burim i pashfrytëzuar në 23 vitet e fundit.