A1 Report - SHBA, te shtena me arme, vret qytetarin dhe me pas veten

2015-08-21 2

SHBA - Një person ka hapur zjarr në një qendër spitalore në Reno të Nevada-s në SHBA duke vrarë një dhe plagosur dy të tjerë, para se të vriste edhe veten.
Sipas shefit të policisë së Reno, Tom Robinson, të shtënat e armëve u dëgjuan rreth orës 14:00 me orën lokale në Renoën Regional Medical Center. Ai shtoi se gjatë aksidentit forcat e policisë nuk hapën zjarr.
Pas kontrollit të godinës, policia gjeti trupin e agresorit dhe viktimës që humbi jetën, në katin e tretë të spitalit. Dy të plagosurit e tjerë u dërguan në gjendje të rëndë në spital.
Policia ka hapur një hetim për të zbardhur motivin e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që nuk bëri të ditur emrat e dy viktimave.