TIRANE- Arrestohet pranë banesës Agim Llupo, një prej gardistëve të dënuar për procesin e 21 Janarit. Llupo ka kaluar natën në ambientet e izolimit të Komisariatit Nr., 1 pasi u soll me pranga nga banesa e tij, me motivacionin e mosshlyerjes së plotë të dënimit.
Ish gardisti i grupit të zjarrit rezulton i dënuar përfundimisht me 3 vite burg, nga të cilat ka shlyer vetëm 2.
Me llogaritjen e kohës që qëndruat në paraburgim, Llupos i rezulton thuajse i shlyer dënimi me 3 vite burg i dhënë nga Gjykata e Apelit e Tiranës në 18 shtator.
Llupo u arrestua në 8 shkurt 2011 dhe qëndroi në qeli deri në 7 shkurt të këtij viti.
Burimet thanë se nga përllogaritja e shlyrjes së dënimit mund të mungojnë vetëm disa të tjera për t'u shlyer.
Gjatë protestave të 21 janarit 2011, mbetën të vrarë pranë kryeministrisë shtetasit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Për vrasjet u gjykuan si të pandehur komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, ish shefi i shtabit të forcave speciale Agim Llupo dhe shoferi i Gardës, Margarit Kume.