A1 Report - Shtate ministra dorezojne mandatin e deputetit, ja 7 të rinjte ne Kuvend

2015-08-21 0

TIRANE- Shtatë ministra dorëzojnë sot mandatin e deputetit. Lajmi bëhet i ditur nga Ilirjan Celibashi ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në një postim në facebook.

"Sot së bashku me kolegët Ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive."- shkruan në postimin e tij në facebook Celibashi.

Celibashi kërkon të sigurojë qytetarët dhe votuesit e Fierit se angazhimi i tij për ta është një proces afatgjatë në të cilin jam plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre. Ai i uron suksese dhe deputetit të ri Anduel Xhindi.

Free Traffic Exchange