A1 Report - Qeveria ne 100 dite, 4 panele dhe raportime per 4 ore nga ministrat

2015-08-21 1

TIRANË - Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Edi Rama do të betohej në Presidencë së bashku me kabinetin e tij për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë.

Më 22 dhjetor kryeministri, Edi Rama bashkë me ministrat e tij do të paraqesin punën e tyre në 100 ditët e para të qeverisjes. Gjatë prezantimit të punës, nuk do të mungojnë panelet, personazhet, si dhe bilanci i qeversjes në më shumë se 3 muaj.

A1 Report ka mundur të zbardhë një pjesë të axhendës të këtij aktiviteti, i cili nis të dielën paradite dhe pritet të zgjasë rreth 4 orë.

Gjatë prezantimit do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit "Rama", të cilët do të prezantojnë punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve që kanë qenë në detyrë.

Për këtë arsye, do të prezantohet me minidokumentar me historinë e qeverisë, nga dita e parë në atë të 100, me personazhe nga dikasteret e rëndësishme të Këshillit të Ministrave.

Katër panelet që do të jenë për këtë qëllim, do të drejtohen nga zv.kryeminsitri Niko Peleshi. Në fokus të qeverisë gjatë 100 ditëve janë, përmirësimi i komunikimit me publikun, lufta ndaj korrupsionit, promovimi i Shqipërisë në botë si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Gjithashtu do të ketë edhe një koncert, nga një kor i fëmijëve të Liceut Artistik të Tiranës. Prezantimi i punës së 100 ditëve të para të qeverisë do të nisë në orën 10:30 dhe do të vazhdojë për 4 orë.