A1 Report - Basha me biznesin: Rritja e tatim fitimit do te rrenoje ekonomine

2015-08-21 0

TIRANE - Ashtu sikurs4 njoftoi një ditë më parë, Partia Demokratike ka nisur seancat dëgjimore me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale. Ditën e sotme, PD ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit në vend, ndërsa në 3 ditët e ardhshme diskutimet do të zhvillohen me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri, përfaqësues të agro-biznesit, dhe grupet e tjera të interesit.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i PD, Lulzim Basha, tha se mungesa e transparencës për diskutimin e këtij buxheti, vjen për arsye se "kjo paketë jo vetëm nuk përmirëson situatën, por krijon vështirësi nisur nga rritja e taksave". Ndërkaq, sipërmarrësit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me paketën fiskale, duke u ndalur tek rritja e taksave për karburantet, mos ulja e TVSH për turizmin, etj.

Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale e prezantuar nga qeveria Rama-Meta rrit presionin për informalitet.

Basha theksoi se situata ekonomike e financiare në vend po vështirësohet, dhe sipas tij kjo reflektohet edhe në "uljen e normës bazë të interesit, dhe uljes së vlerësimit nga Agjencia "Standard&Poor's"'.