A1 Report - Shmanget atentati, zbulohet ne Vlore pronari i kartes se telefonit bombe

2015-08-21 1

TIRANE- Hetimet për gjetjen e autorëve që vendosën 200 gramë tritol poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, kanë zbuluar dy ditë më parë një 50-vjeçar, si personin që ka pasur numrin që ishte vendosur në telefonin "Samsung". Ky person konfirmohet se banon në Vlorë dhe se gjatë ditës së dielë, është shoqëruar në polici ku dhe ka dhënë deklarime, lidhur me lëvizjet që ka kryer gjatë javës së kaluar dhe kohës së përdorimit të numrit celular. Në rrëfimin e tij 50-vjeçari ka treguar para hetuesve të çështjes, se kohë më parë ka pasur në përdorimin numrin që është gjetur në aparatin celular, i cili ishte lidhur me 2 dotonatorë dhe një sasi prej 200 gramë tritol.

50-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka treguar më tej se numri i tij është mbyllur nga kompania telefonike për shkak të mos futjes së lekëve brenda afatit kohor. Në këto kushte ai e ka zëvendësuar kartën me një numër tjetër, ndërkohë që gjatë dhënies së deklarimeve nuk ishte në gjëndje të tregonte rrethanat e humbjes së numrit, që tashmë ndodhet në dorën e prokurorisë. Megjithëse është lënë i lirë në këtë fazë të hetimit ky person është nën mbikqyrjen e policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Free Traffic Exchange