A1 Report - Nikolla: Rishikim gjithë sistemit arsimor, reformë edhe altertekstit

2015-08-21 0

TIRANE- I gjithë sistemi arsimor në vend do t'i nënshtrohet një reforme të thellë sa u teksteve shkollore. Reforma do të nisë që nga parashkollori dhe deri në shkollat e larta ku do të tentohet që fakultetet që përgatisin mësuesit e ardhshëm të fuqizohen.

Gjithashtu tekstet tona do të përafrohen me ata të Kosovës, duke bërë që të dy vendet të shkëmbejnë mes tyre eksperiancat më të mira.

Mësohet se pjesë e rishikimit të kurrikulave arsimore do të jetë edhe Alterteksti, ku pas një tryeze me specialistë të fushës do të vendoset për vazhdimsinë e tij. Po ashtu dikasteri i Arsimit, po rishikon mundësinë që tekstet e lëndëve ekzakte të përkthehen, ndërsa autorët shqiptarë të merren vetëm me hartimin e lëndëve shoqërore.