A1 Report - Presidenca kerkon me shume fonde per 2014, leter Kuvendit

2015-08-21 0

TIRANË - Presidenti i Republikës kërkon më shumë fonde për vitin 2014 se sa i janë akorduar në buxhetin e dorëzuar nga qeveria në Kuvend. Kjo kërkesë është bërë publike me një letër që ky institucioni i ka nisur Kuvendit të Shqipërisë, konkretisht kreut Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare.

"Përmes kësaj shkrese, kërkojmë të tërheqim vëmendjen tuaj rreth një çështje serioze, diskutimin dhe miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, dhe vështirësitë që sjell buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë Institucion", thuhet në letrën që në fund mban emrin e sekretarit të Përgjithshëm, Arben Idrizi.

Institucioni i Presidentit bën të ditur se, ka qenë i gatshëm për të diskutuar, por ky takim nuk është zhvilluar. Sipas Presidencës, "deri në ditën e sotme, pas përcjelljes së propozimeve tona për Ministrinë e Financave për Buxhetin e vitit 2014, nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar apo shkresor për t'u njohur me tavanet e përcaktuara (alokuara) nga Qeveria Shqiptare për Institucionin e Presidentit të Republikës".

Presidenca bën të ditur se, për vitin 2014 për presidencës janë parashikuar 163 milionë lekë, ndërsa në total ky institucion ka kërkuar 203.5 milion lekë.
Presidenca thotë se, "duke krahasuar fondet e kërkuara, me fondet e parashikuara vërehet se në shpenzimet e tjera operative, kemi ulje prej 46.8 milion lekë, afërsisht sa gjysma e fondeve të kërkuara zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës".

Free Traffic Exchange