A1 Report - Rama: Pastrimi i bregdetit nuk ndalet do zbrese deri ne Butrint

2015-08-21 1

SARANDE- Kryeministri Rama zhvilloi dje një takim me drejtues të pushtetit lokal në Sarandë për të disktuar në lidhje me programin e investimeve në bregdetin e Jonit. Rama vuri theksin në një projekt gjithëpërfshirës në të gjithë vijën bregdetare të Jonit, jo vetëm në Llogara, por projekti të përfshijë edhe parkun e Llogarasë, Orikumin.

Rama nënvizoi se pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri në Butrint

"Kemi ndërmarrë një aksion që nuk do të ndalet, pastrami i bregdetit të Vlorës dhe krijimi i kushteve për të krijuar një projekt të standardeve më ë mira të Mesdheut duke kthyer Vlorën në një portë dinjitoze të Mesdheut është vetëm një pjesë ndërkohë që aksioni do të zbresë deri në Butrint. Kush ka marrë përsipër të ndërtojë duke marrë peng të ardhmen e fëmijëve të gjithë këtij vendi duhet të paguajë dhe do paguajë. Nuk do të lëmë okupatorë të detit që bëjnë biznes mbi det. I kemi shembujt në mes të Sarandës, pistat të tëra mbi det. Nuk shikon det. Ecën në Sarandë dhe nuk e shikon detin, kthehu majtas e djathtas mure dhe vetëm në të cara sheh det. E kush do vijë për të hedhur para nëse nuk do të shikojë garanci se mbasi ai investon do dalë një tjetër ta vë murin përpara. Se u bë modë që murin ta ngrenë mbi det. Këto janë gjëra që nuk do të tolerohen më. Pastrimi është vetëm vendosja e themelit për të ndërtuar e zhvilluar. "- tha Rama.

Free Traffic Exchange