A1 Report - Vokshi: Nuk kam gisht ne aktivitetet për të cilat dyshohet kushërira ime

2015-08-21 2

DURRES- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar lidhur me përmendjen e emrit të saj në median tonë, në shkrimet, ku vihej në dukje lidhja e saj farefisnore me një nga personat e implikuar në kontrabandën e naftës dhe alkoolit nga Mali i Zi drejt Durrësit, konkretisht qytetaren Zyhra Vokshi.

Deputetja e PD ve në dukje se, pa mohuar lidhjen farefisnore me kushërinë e saj, dëshiron të distancohet publikisht nga çështja e dyshuar e kontrabandës, si dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre pa asnjë lloj hezitimi dhe pa asnjë lloj ndikimi nga kushdo qoftë.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin, për të cilin dyshohet se është e implikuar kushërira e saj.


Zyhra Vokshi u arrestua të shtunën më 14 dhjetor nën akuzën e kontrabandës. Sipas hetimeve përmes 3 peshkarexhave nafta dhe pije alkoolike nga Mali i Zi hynin në Shqipëri kontrabandë duke mos paguar akcizën. Në prangat e operacionit "Dallga" kanë rënë 8 persona, mes tyre dhe Zyhra Vokshi.