A1 Report - Konferenca e kryetarëve, diskutimet Meta-Paloka për projektbuxhetin

2015-08-21 0

Për 30 minuta pati debate në lidhje me kalendarin për projektbuxhetin.

Kryetari i Grupit PD-së Edi Paloka akuzoi qeverinë se ka shkelur ligjin me ardhjen me vonesë të draftit të projektbuxhetit në Parlament. Meta argumentoi se shkak kanë qenë negociatat me FMN-në.

Paloka: "Projektligji i buxhetit vjen në shkelje të plotë me ligjin. Projektligji duhej të vinte në Parlament më 12 nëntor. Kjo qeveri po i bën rregull shkeljet e rregullave".

Meta: "Duke qenë të ndërgjegjshëm për afatet, kam komunikuar me Kryeministrin dhe ministrin e Financave, është e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktura, por qeveria ka qenë në negociata me FMN e institucione të tjera ndërkombëtare pasi ka qenë e domosdoshme të bjerë dakord me disa politika buxhetore fiskale. Kjo ka qenë arsyeja mendoj unë".

Paloka: "Nuk ka transparencë. Duam kohën e nevojshme për diskutim".
Meta: "Ju nuk keni vullnet, po flisni për afate kalendarike që nuk janë më kryesoret dhe nuk po lini ministrin të flasë. Doni ta ktheni konferencën e kryetarëve në seancë plenare".