A1 Report - Shmanget atentati, në kërkim pronari i celularit që do aktivizonte C4

2015-08-21 0

TRANE- Shkon në 10 numri i personave të shoqëruar në Tiranë dhe në Vlorë për zbardhjen e atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Mes të shoqëruarve janë edhe pronari dhe roja i një parkingu ku ka qëndruar automjeti tip Peugot me targa të Tiranës 5066 N, të enjten e 12 dhjetorit 2013, si dhe rojet e një pallati në Vlorë, si dhe vetë shoferi i prefektit,

200 gramët e eksplozivit C4 të montuar me dy kapsolla dhe një aparat telefoni, u konstatuan rastësisht paraditen e të premtes, 13 dhjetor gjatë procedurave të kontrollit të mjeteve nga Garda e Republikës në hyrje të Kryeministrisë, ku mjeti po parkohej.
Prokurorët, po verifikojnë dëshminë e prefektit, për konfliktet dhe itinerarin e lëvizjeve të mjetit. në dy ditët e fundit.

Prokuororët u kanë kërkuar ekspertëve xhenierë që të bëjnë edhe krahasimin e lëndës eksplozive dhe mekanizmit me rastet e tjera të konstatuara në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për të gjetur një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërsa prokurorët kishin intensifikuar kontaktatet me kompanitë e telefonisë celulare për nr. AMC që kishte telefoni SAMSUNG i montuar në lëndën eksplozive, për të gjetur emrin e personit që e ka regjistruar, apo përdoruesit të tij.